KQZ shtyn nxjerrjen e rezultateve për disa qarqe
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) shtyu për të mërkurën shqyrtimin e pr/vendimeve për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonat zgjedhore të qarqeve: Kukës, Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorë.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj kërkoi shtyrjen me 48 orë të pr/vendimit për qarkun e Kukësit, pasi sipas tij ka një diskordancë mes materialit të vënë në dispozicion KQZ-së dhe atij që disponon subjekti zgjedhor përkatës (PS).
Por, kjo u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti. i cili tha se shtyrja që kërkohet për qarkun Kukës është e paarësyeshme, pasi materiali për këtë çështje është vënë në dispozicion të KQZ-së që ditën e premte.
Pas debatesh, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, KQZ vendosi shtyrjen e nxjerrjes së rezultatit jo vetëm për qarkun e Kukësit, sikurse kërkoi përfaqësuesi i PS-së, por dhe për katër qarqet e tjerë: Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorë.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në nr.80 (qarku Gjirokastër) për numërimin fillestar të votave të panumëruara të qendrës së votimit nr.3410. Kjo procedurë u ra dakord të zhvillohet të martën (ora 12:00) në ambjentet e Komisionit Zgjedhor.
(d.b/BalkanWeb)