E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimet, arrestohet ish-gazetari i “News of the World”

Arrestimi i gazetarit që ka fituar shumë çmime, Xhejms Desborou, e çon në 13 numrin e të arrestuarve në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave. Gazetari Desborou të enjten u mor në pyetje në një stacion policie në Londër, nën dyshimet se ka përgjuar telefonat ndërkohë që punonte për gazetën tashmë të mbyllur.

Gazetari 38-vjeçar filloi punën në gazetë në vitin 2005 dhe u gradua në detyrën e redaktorit të gazetës në Los Anxheles në vitin 2009.

“News of the World” u mbyll muajin e kaluar, pas akuzave se gazetarët e saj në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar telefonat e qindra njerëzve të famshëm, politikanë, gazetarë dhe madje edhe viktimat e vrasjeve.

Punonjësit e gazetës gjithashtu dyshohet se i kanë dhënë ryshfete policisë në këmbim të informacioneve.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-19 14:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›