E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Leskajn i premton bashkepunim me Auditin e Brendshem

Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit Bujar Leskaj. Zyra e shtypit e Kryeministrise ben te ditur se ne kete takim Berisha theksoi se lufta kunder korrupsionit dhe transparenca e qeverisjes jane gur themeli ne nje shtet demokratik. Duke e vleresuar KLSH-ne si nje institucion themelor ne kete drejtim Kryeministri theksoi se qeveria do te mbeshtese punen e ketij institucioni. Nder te tjera Kryeministri theksoi se eshte e nevojshme dhe shume e rendesishme qe veprimtaria e KLSH-se te perqendrohet ne shtratin e saj ligjor qe ia percakton qarte Kushtetuta dhe ligjet. Berisha u shpreh se Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion prane Keshillit te Ministrave dhe te gjitha institucionet e tjera te kontrollit jane te gatshme te bashkepunoje me KLSH-ne. Leskaj falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen dhe besimin e treguar nga mazhoranca per mandatimin e tij ne kete detyre duke theksuar se misioni i tij ne krye te KLSH-se eshte zbatimi i Kushtetutes dhe ligjit. Ai theksoi se strategjia e re e KLSH-se do te jete ne sintoni me strategjine antikorrupsion te qeverise te miratuar ne vitin 2008 duke siguruar nga ana tjeter se do te synoje ne nje zbatim profesional dhe efikas te ligjit jashte cdo interesi tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›