E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi PD-PS dialog dhe miratim te Gjykates Administrative

Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi dje paradite nje takim pune me kreun e Prezences se OSBE-se ne Tirane ambasadorin Eugen Wollfarth ne kuader te zhvillimeve me te fundit politike ne vend si dhe te realizimit te reformave te nevojshme per integrimin e Shqiperise ne BE. Kryetari i shtetit theksoi ne kete takim domosdoshmerine per dialog konstruktiv nderpartiak konsensus e komunikim funksional institucional te te gjithe faktoreve e aktoreve politike ne vend duke vene ne dukje nevojen e realizimit te reformes zgjedhore te asaj ne drejtesi sidomos miratimit te Gjykates Administrative ne menyre qe te permbushen te gjitha kriteret e rendesishme te nje vendi demokratik qe synon integrimin zyrtar ne familjen europiane. Kreu i Prezences se OSBE-se ambasadori Eugen Wollfarth i shprehu Presidentit mbeshtetjen e metejshme e te palekundur per ushtrimin e mandatit te tij ne respekt te Kushtetutes e ligjeve ne fuqi duke vene njekohesisht ne pah rendesine qe te gjitha palet duhet te shenojne perparim konstruktiv me reformen zgjedhore dhe reformat e tjera te nevojshme qe u sherbejne interesave madhore te popullit shqiptar. Ata ndane te njejtat mendime per rendesine e bashkepunimit politik institucional mes paleve ne menyre qe te zbatohen standardet perendimore te drejtesise e te demokracise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›