E Shtunë, 31 Tetor 2026

McIlwham Presim drejtesi te pavonuar per 21 janarin

Ne u bejme thirrje te gjitha autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar plotesisht me prokuroret per hetimin

Ambasadorja britanike Fiona McIlwham beri dje nje deklarate ku kerkoi te jepet drejtesia per ngjarjen tragjike te 21 janarit 2011 ne te cilen u vrane kater protestues te opozites. Ajo u ben thirrje autoriteteve shqiptare qe te bashkepunojne ne zbardhjen e ne hetimin e plote te kesaj ngjarje tragjike. Hetimi i 21 janarit per diplomaten britanike nuk duhet te vonohet. Janarin e kaluar ministri yne per Europen David Lidington beri thirrje per nje hetim penal te plote te pavarur te ngjarjeve ne Tirane. Ky hetim vazhdon. Nje proces i besueshem do te marre kohe por ai nuk duhet me te vertete nuk duhet te vonohet. Ne u bejme thirrje te gjitha autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar plotesisht me prokuroret per hetimin thuhet ne deklarate. Nje qendrim i tille vjen pikerisht ne prag te njevjetorit te ngjarjes tragjike ku opozita ka bere thirrje per perkujtimin e saj ne forme marshimi.

Deklarata e plote

Ne prag te pervjetorit te protestes se 21 janarit mendimet tona jane me familjet e atyre qe u vrane. Fillimi i vitit te kaluar ishte nje moment shume i trishtuar per Shqiperine dhe per demokracine ne Shqiperi. Sic e kane deklaruar edhe miqte nderkombetare eshte shume e rendesishme sidomos per familjet qe te jepet drejtesi. Janarin e kaluar ministri yne per Europen David Lidington beri thirrje per nje hetim penal te plote te pavarur te ngjarjeve ne Tirane. Ky hetim vazhdon. Nje proces i besueshem do te marre kohe por ai nuk duhet me te vertete nuk duhet te vonohet. Ne u bejme thirrje te gjitha autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar plotesisht me prokuroret per hetimin. Ne Mbreterine e Bashkuar ne kemi mesuar gjate nje procesi te gjate dhe shpesh te dhimbshem te zhvillimit demokratik se drejtesia kerkon institucione profesionale te paanshme te cilat besohen nga publiku se po veprojne me paanshmeri dhe ndiqen me kujdes nga media per tu siguruar se jane te drejte. Vetem disa jave me pare ne Britani denimi i dy burrave pas 19 vjetesh per vrasjen raciste te nje nxenesi vertetoi perseri rolin thelbesor qe luajne presioni publik dhe presioni mediatik ne shtyrjen perpara te reformave dhe per te siguruar se asnje nuk qendron mbi ligjin. Shqiperia ka tani nje mundesi te ndermarre hapat e duhur drejt dhenies se drejtesise per te gjithe dhe per te luftuar cdo sens mosndeshkimi. Ne shpresojme se autoritetet shqiptare do ta shfrytezojne kete mundesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›