Korrupsioni dhe 21 janari e ulen liren e medias
Ne nje raport te organizates Freedom House mbi indeksin e lirise per vitin 2011 Shqiperia rezulton me renie krahasuar me nje vit me pare. Dhuna kunder demonstruesve me 21 janar mangesite ne zgjedhjet lokale dhe deshtimi i gjykatave per te trajtuar me efektivitet ceshtjet e zyrtareve te akuzuar per korrupsion ka bere qe Shqiperia te renditet si vend pjeserisht i lire ne raportin per vitin 2011 te Freedom House. Ne raportin e pervitshem te kesaj organizate thuhet se Shqiperia ka pesuar renie ne renditje si pasoje e dhunes kunder demonstruesve ne muajin janar te metave dhe politizimi i mekanizmave ne zgjedhjet lokale te majit si dhe ne deshtimin e gjykatave per te trajtuar me efektivitet rastet korruptive te zyrtareve te larte thuhet ne kete raport. Sipas Freedom House edhe Kosova eshte vend pjeserisht i lire dhe ashtu si Shqiperia ka pesuar renie gjate vitit 2011. Ne nje interviste qe i dha Zerit te Amerikes zevendespresidenti per strategjine dhe analizen ne Freedom House Christopher Walker thote se ne raportin e ketij viti ne arritem ne perfundimin se Shqiperia ka pasur renie dhe per disa arsye. Njera prej tyre ishte dhuna ne protestat e janarit 2011 qe shkaktoi vdekjen e disa protestuesve. Po ashtu ne identifikuam veshtiresi ne luften kunder korrupsionit qe eshte nje sfide ne gjithe rajonin por ne Shqiperi e kemi hasur rregullisht ne paaftesine e sistemit per te hartuar mekanizma te frytshme per te luftuar korrupsionin. Arritem gjithashtu ne perfundimin se zgjedhjet vendore te vitit te kaluar paten nje numer te metash gje qe kontribuoi te prirja ne renie ne Shqiperi. Sipas tij edhe nese Shqiperia mund te kaperceje sfidat e korrupsionit shteti ligjor eshte me rendesi thelbesore. Nje nga problemet qe kemi pare vazhdimisht dhe e vume re edhe ne raportin e ketij viti ishin ceshtjet qe lidhen me pavaresine e gjyqesorit rastet e politizimit te gjyqesorit. Pra menduam se ky ishte nje nga problemet qe duhet ta vinim ne dukje ne raportin e ketij viti shprehet Walker. Sipas tij vendet e tjera qe kane pasur proces integrimin ne BE kane pasur permiresim ne krahasim me Shqiperine. Po te shohim vendet qe kane mundur te anetaresohen ne BE ato kane pasur nje permiresim te vazhdueshem. Te gjitha ndryshimet dhe te gjitha standardet qe kerkon BE-ja per anetaresim jane shume te veshtira. Mendoj se per sa kohe te kete hendeqe ne drejtimet kryesore si shteti ligjor paaftesia per te zgjidhur problemin e korrupsionit te gjitha keto do te jene pengesa ne rrugen e anetaresimit ne BE thote zv.presidenti per strategjine i Freedom House. Ai thekson se te gjithe shqiptaret duhet te punojne ne forcimin e institucioneve demokratike dhe jo te mbeshteten te personalitetet indivuale.