Berisha takon Peres: Shqiptarët shembull për bashkëjetesën fetare
JERUSALEM- Në nisje të vizitës së tij zyrtare në Jerusalem, Kryeministri Berisha u prit në një takim nga Presidenti i Izraelit, Shimon Peres.
Presidenti Peres, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike midis të dy vendeve, si dhe e cilësoi këtë vizitë të kryeministrit si një kontribut tjetër për zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të tyre.
Presidenti Shimon Peres vlerësoi si shembull modelin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri, e veçanërisht, për ndjenjat miqësore ndaj popullit hebre. Ai i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen e kombit dhe shtetit të tij për qëndrimin e qeverisë shqiptare në favor të paqes e sigurisë në këtë rajon.
Ndërsa kryeministri Berisha risiguroi Peres për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, në veçanti në fusha si ato të bujqësisë, arsimit, turizmit, energjetikës, teknologjisë së informacionit, etj.
Në përgjigje të interesit të Presidentit Peres për progresin në Shqipëri, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe arritjeve të rëndësishme në një sërë fushash.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin Peres të vizitojë Shqipërinë, ftesë e cila u prit me kënaqësi.
(ma.ar/BalkanWeb)