E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjendet i vdekur një person

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
 

Sipas informacioneve, viktima rreth 25 vjeç është gjetur pranë një pallati në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti nga banorë të pallatit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
 

Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga kqyrja që i kanë bërë viktimës dyshohet se 25-vjeçari ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë ka gjetur edhe vdekjen.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›