E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Baze, baltembikedo per interesat e bosit te ri

Anetari i Kryesise dhe depu teti i Partise Socialiste, Arben Malaj ka reaguar per akuzat e hedhura ndaj tij ne nje shkrim te gazetarit Mero Baze. Ne nje deklarate publikuar ne faqen e tij te internetit, deputeti Malaj i cileson keto sulme si te orkestruara nga boset e rinj politike te gazetarit. "Meros dhe frymezuesve te Merove u pergjigjem me dashurine dhe perkushtimin ndaj vendit tim. Me vjen shume keq qe gazetari qe me te drejte ankohet se e keq trajton qeveria, nuk ndalet duke tentuar te baltose kedo qe i prek sado pak interesat atij apo boseve te tij te rinj", shprehet deputeti Malaj ne reagimin e tij per shkrimin ku akuzohet per lidhje me persona qe kane pasur probleme me ligjin gjate vitit 1997 ne qytetin e Vlores. Duke ju referuar shkrimit, ku flitet dhe per ish-deputetin e PD-se, Bujar Leksaj, Malaj shprehet se artikull nuk ka asnje fakt konkret, por vetem gjera te paverteta. "Aty ka shume shpifje, ka shume vrere. Jane te njejtat shpifje si ne ditet kur Mero shpifte per llogari te Berishes. Qeveria e Pajtimin Kombetare ka qene qeveri ku merrnin pjese perfaqesues nga te gjitha partite politike. Duhej shpetuar vendi nga lufta civile, ndaj u quajt Qeveria e Pajtimit Kombetare dhe moren pjese ministra, zv/ministra dhe titullare nga te gjitha partite", shprehet Malaj. Me tej ai shton se ne kete qeveri, te krijuar me konsensus, kane qene te pranishem ne funksione te qarta qeveritare edhe perfaqesues te Partise Demokratike. "Ne ato kohe ne Ministrine e Finances ishte zevendesminister i Finances mars - korrik 1997, Sherefedin Shehu sot deputet i PD-se, Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve ka qene Florjan Mima, sot Deputet i PD-se", shprehet Malaj. Nga ana tjeter ai shton se "pas fitores se socialisteve ne qeverine e sapo krijuar ne 29 korrik 1997, Bujar Leskaj nuk ka qene me nendrejtor i Doganave. Siç vertetohet edhe ne CV-ne e tij zyrtare, ai ka sherbyer si Zevendes Drejtori i Doganave nga prilli deri gusht 1997", thote Malaj. Nisur nga keto fakte, Malaj shprehet se "Gjithe shpifjet e tjera te Mero Bazes lidhur me aktivitetin tim politike ne qytetin e Vlores kane marre pergjigje politike me votat mbeshtetese per kater mandate edhe pergjigje juridike per shpifjet", shton Malaj. Deputeti i PS-se ka theksuar se akuzat per te cilat fliten ne shkrim nuk qendrojne, pasi ne ate kohe, qeveria qe doli nga trazirat e vitit 1997 kishte mision konsolidimin e shtetit. Deputeti socialist shton se "ky eshte keqperdorim i medias, nje funksioni shume fisnik qe jo radhe po keqperdoret per interesa jo fisnike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›