E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, sot pritet të dëshmojë Dritan Prifti

Gjykata e Lartë pritet të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta ndërsa në seancën e sotme pritet të jepen katër dëshmi, ku me kryesorja do të jetë ajo e Dritan Priftit.
 

Në seancën e kaluar Gjykata e Lartë ka rrëzuar të vetmen provë që mban në këmbë akuzën për korrupsion ndaj ish-zv.kryeministri Ilir Meta. Kolegji Penal rrëzoi kërkesën e prokurorisë për riekspertim të video përgjimit nga ekspertë të huaj duke pranuar ekspertizën e tre ekpertëve shqiptarë.
 

Këta të fundit në ekspertizën e tyre kanë rrëzuar atë amerikane duke treguar se videoja Meta-Prifti e gjetur në laptop nuk është origjinale dhe se në audion e saj ka pasur ndërhyrje. Madje në ekpertizën e tyre tre ekspertët kanë shpjeguar se videoja Meta-Prifti nuk është regjistruar nga ora ashtu siç pretendohej nga akuza.
 

Por akuza nga ana tjetër në konkluzionet e saj ka treguar se ekspertët kanë dështuar në ekspertizën e tyre pasi nuk e kanë provuar atë shkencërisht si dhe i ka kërkuar gjykatës riekspertim të videos nga ekspertë të huaj, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›