Berisha takon Thacin: Marrëveshja e Ohrit, arritje madhore
TIRANE- Kryeministri Berisha priti në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, z. Menduh Thaçi. Pas takimit, Berisha u shpreh se Marrëveshja e Ohrit përbën arritjen më madhore të shqiptarëve, ndërsa kreu i PDSH, Thaci tha se shqetësim për opozitën maqedonase është devijim nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.
“Me zotin Menduh Thaçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, patëm një diskutim të zgjeruar mbi zhvillimet e fundit politike në të dy vendet, ecuritë dhe progresin e vendeve tona në axhendën e tyre evropiane dhe euroatlantike”, theksoi Berisha. ndersa shtoi se paqja, stabiliteti, integriteti i Maqedonisë, integrimi i saj, janë interesi jetik kombëtar më i mirë i shqiptarëve.
“Unë vlerësoj kontributin e tyre në të gjitha këto drejtime. Sikundër, dua të theksoj se Marrëveshja e Ohrit përbën arritjen më madhore të shqiptarëve. Arritje të mëdha janë shënuar në zbatimin e saj, por zbatimi i plotë i kësaj Marrëveshje, në të gjithë gamën dhe spektrin, është jo vetëm interesi më i mirë dhe më i domosdoshëm i shqiptarëve, por ky është interesi më i mirë i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha kryeministri shqiptar.
Ndërkaq, lideri i PDSH-së, tha se ka njoftuar kryeministrin shqiptar me shqetësimet e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me procesin që zhvillohet në Maqedoni.
“Bllokimi i procesit integrues është një shqetësim. Sipas vlerësimeve tona, devijimi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit po ashtu është një shqetësim i jashtëzakonshëm. Edhe kriza ekonomike u bashkëngjitet dy shqetësimeve të para.”, theksoi Thaçi.
(e.n/BalkanWeb)