Meta: Keqardhje për grevën e urisë, por Kushtetuta nuk shkelet
TIRANE- Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Ilir Meta ka reaguar në lidhje me grevën e urisë të 20 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre.
Gjatë fjalës së tij në Konventën e LRI-së, Meta tha se opozita ka të drejtë të zgjedhë formën e protestës për të kërkuar përmbushjen e pretendimeve të saj por nuk nguroi të përsërisë vendosmërinë e mazhorancës për të mos dalë mbi vendimin e gjykatave. Nga Konventa e LRI-së Meta ftoi opozitën të jetë bashkëpunuese në të mirë të vendit dhe reformave integruese.
“Shpreh keqardhje për grevën e urisë që po zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Natyrisht është e drejta e tyre të zgjedhin këtë formë ekstreme të sakrificës për pretendime që ata kanë ,por kjo nuk më ndalon dot mua që ti ftoj të jenë bashkëpunues , ti ftoj për dialog me mazhorancën dhe qeverinë për të realizuar pretendimet e tyre” u shpreh Meta përpara të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim.
Ndërsa theksoi domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës, Meta tha se pretendimet që bien në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit, nuk bëjnë gjë tjetër vecse cojnë në rrënimin e shtetit të së drejtës.
“Është e paparanueshme për një kryetar që thotë se lirinë tonë nuk e cojmë në Gjykatën Kushtetuese. Frymëzime të tilla cojnë në rrënimin e shtetit të së drejtës, cojnë në një rrugë të gabuar që nuk ka lidhje me rrugën demokratike” u shpreh Meta.
“Është koha për të bashkëpunuar në interes të vendit për rininë e Shqipërisë në radhë të parë, është koha për tu sjellë në mënyrë europiane” tha zv.kryeministri.
(e.n/BalkanWeb)