E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet vakante në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, Topi: Kandidaturat jopolitike

Për herë të dytë brënda pak kohësh Presidenti Topi mblodhi grupin konsultativ për përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Presidenti Topi vuri në dukje juristëve se “ky është një proces tejet i rëndësishëm dhe jo thjesht formalitet, por thelbësor analitik dhe i shtrirë në kohë.” Kryetari i shtetit përsëriti vendosmërinë për përzgjedhjen e kandidaturave më të spikatura profesionalisht.

“Në këtë proces do të bëj kujdes të mos zgjedh kandidatura të një profili politik, për t’i dhënë jetë parimit të ndarjes së pushtetit politik nga pushteti gjyqësor e natyrisht pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Këto zgjedhje, do bazohen në dy shtylla thelbësore: integriteti moral e integriteti professional. Procesi do të realizohet në transparencë, objektivitet dhe ekuilibër për të garantuar për të gjithë konsolidimin e shtetit të së drejtës” mësohet të ketë thënë kreu i shtetit.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›