Berisha takon ambasadoren polake në Shqipëri, zonjën Irena Tatarzynska
Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadoren e re te Polonisë në Shqipëri, zonjën Irena Tatarzynska. Duke i uruar mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i shprehu zonjës Tatarzynska, mirënjohjen për përkrahjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në NATO dhe në BE. Ambasadorja Tatarzynska e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për mikpritjen dhe shprehu bindjen se përkrahja e Polonisë për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe ne BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Duke vlerësuar arritjet e qeverisë shqiptare në reformat e gjithanshme të ndërmarra në vend, ambasadorja Tatarzynska shprehu vlerësimin e lartë për punën e bërë nga qeveria gjatë këtyre tre viteve, duke theksuar se ishin rezultat e e reformave të kësaj qeverie, të evidentuara edhe në raport progresin e fundit të KE-së, të cilat bënë të mundur marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, nga ana e Shqipërisë. Kryeministri Berisha dhe zonja Tatarzynska vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Polonisë dhe Shqipërisë dhe shprehën vendosmërinë e qeverive të të dy vendeve për ti intensifikuar më shumë ato në të ardhmen veçanërisht shkëmbimet tregtare, nxitjen e investimeve polake në Shqipëri, si dhe nxitjen e projekteve konkrete ne fushën e kulturës, arsimit, etj. ...