E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: T'i japim Shqiperise, fytyren europiane

Partia Republikane ka vijuar turin e riorganizimit te strukturave te saj lokale ne pergatitje per zgjedhjet e vitit 2009.

Kryetari Fatmir Mediu vuri theksin tek performanca e deri tanishme e qeverise qe sipas tij u pasqyrua edhe ne vleresimet e bera nga progres raporti i Bashkimit Europian.

"Ne, - tha Mediu, - duhet te perfitojme nga eksperienca europiane per te rritur standartet tona dhe te qytetareve e per t'i dhene ne kete menyre Shqiperise fytyren e vertete europiane".

Kreu i republikaneve duke kerkuar seriozitet nga strukturat lokale ne propozimin e kandidaturave theksoi se shqiptaret do t'i rijapin besimin kesaj qeverie qe sipas tij ka bere nje pune te shkelqyer ne disa nder sektoret kyc per vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›