E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”. Përfshirje direkte e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë blu, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian. Sipas asaj që shkruan vetë Berisha në rrjetet sociale, në takim u fol për çështjet “Balluku” dhe “AKSHI”. “Gjatë takimit që u përshkua nga frymë e hapur dhe mirkuptimi i shpreha përfaqësuesit të lartë europian shqetësimet e opozitës për “afera Balluku” dhe Aksh-it, përpjekjet e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacion me qëllim krijimin e një mburoje për korrupsionin e tij direkt dhe ministrave të tij”, shkruan kreu i PD-së.  Postimi i plotë: “Sot prita në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europiane. Gjatë takimit që u përshkua nga frymë e hapur dhe mirkuptimi i shpreha përfaqësuesit të lartë europian shqetësimet e opozitës për “afera Balluku” dhe Aksh-it, përpjekjet e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacion me qëllim krijimin e një mburoje për korrupsionin e tij direkt dhe ministrave të tij. Theksova se amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian. Opozita e mbështet pa kushte procesin e intengrimit në BE, por kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës i bazuar në meritë dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria. Po ashtu bëra edhe një panoramë të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen direkt të Kryeministrit me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila për Shqipërinë tejkalon aferën Epstein jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike. Bashkë me Gahler u ndalëm edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe ku u shpreha i kënaqur me faktin se një mison vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të shihte vetë ato shkelje të rënda që thekson raporti i OSBE, por edhe 7 rezoluta ndërkomëbtare, që i kanë dënuar hapur zgjedhjet e manipuluara shqiptare. Lidhjet e Edi Ramës me Kartelet e drogës ishin gjithashtu çeshtje që diskutuam gjerësisht“. LEXO EDHE: “Grupi Parlamentar i PD takon misionin e Parlamentit Europian”/ Bardhi: Rama, fushatë pengimi dhe sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›