E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon guvernatorin e Kinës: Rritet bashkëpunimi

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në një takim një delegacion nga Banka Qendrore e Republikës Popullore të Kinës, të kryesuar nga Guvernator i Bankës. Berisha e vlerësoi këtë takim si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kinën.
“Shqipëria, me ritmet e fundit të zhvillimit të saj ekonomik në kohë krize financiare, inkurajon investitorët kinez për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve të suksesshme”, theksoi Berisha.

Ai tha se vendi ynë ofron mundësi të shumëllojshme investimesh në fusha të ndryshme të ekonomisë si, në infrastrukturën rrugore, detare, energjetike, apo edhe bankare.

Guvernatori Zhou shprehu interes në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kohë të vështira të tregjeve financiare, për të parandaluar impaktet negative në ekonomitë kombëtare. “Volumet tregtare ndërmjet vendeve tona duhet të rriten më tej, ashtu si edhe prezenca e investitorëve kinez apo edhe financimi i projekteve të infrastrukturës duhet të intensifikohet”, theksoi Guvernatori Zhou.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›