Një Francë e re
Një nga rezultatet më të dukshme gjeopolitike të konfl iktit në Libi është dimensioni i ri i staturës dhe i rolit të Francës. Vendi udhëheqës dhe dinamika prej protagonisti e diplomacisë dhe e politikës franceze në gjithë zhvillimet e ngjarjeve të gjashtë muajve të fundit në konfliktin libian, prezantojnë një hop të ri në skakierën e politikës ndërkombëtare. Franca ishte shteti i parë, që hapi fushatën e sulmeve ushtarake ajrore të NATO-s mbi Libi, pas miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Presidenti francez Nikolas Sarkozi ishte udhëheqësi i parë botëror, i cili kërkoi që më 25 shkurt largimin e kolonelit Gadafi nga pushteti dhe vuloi kështu fatin e autokratit libian. Franca ishte promotorja e rezolutës së KS të OKB-së, që sanksionoi dhe ligjëroi ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Libi. Franca ishte vendimtare në bindjen e Ligës Arabe, që të bashkohej me qëndrimin pro-demokratike të Perëndimit dhe të miratonte një rezolutë arabe kundër regjimit të Gadafit, rezolutë e cila mundësoi mënjanimin e vetos së Rusisë dhe të Kinës në KS të OKB. Franca ishte e para, që njohu më 11 mars si përfaqësues të popullit dhe të shtetit libian Këshillin Kombëtar Tranzitor të Libisë, organin e dalë nga forcat kryengritëse dhe presidenti Sarkozi ishte i pari udhëheqës botëror, që priti zyrtarisht udhëheqësit e rij të kryengritjes libiane dhe hapi e para ambasadën franceze në Bengazi, qendra e kryengritjes libiane. Dhe Franca ishte organizatorja e samitit të shteteve donatore të Libisë, i cili u mblodh më 1 shtator në Paris, pikërisht për të organizuar rindërtimin ndërkombëtar të Libisë në periudhën post-Gadafi.
Kryengritja libiane u shfaq më e komplikuar se simotrat e saj në Tunizi dhe në Egjipt, dhe nuk qenë të shumtë ata shtete apo udhëheqës, të cilët e kuptuan dhe u orientuan drejt, jo vetëm se çfarë po ndodhte, por edhe se ku do të shkonte rrjedha. Presidenti Sarkozi, jo vetëm e kuptoi, por çka është për t’u theksuar, nuhati dhe kapi sinjalin se kishte ardhur një moment historik për t’i dhënë shtetit të vet një vend të ri në aeropagun e fuqive botërore, nëpërmjet rolit aktiv dhe udhëheqës ndërkombëtar në mbështetje të revolucionit të ri libian.
Me udhëheqjen e aksionit ndërkombëtar libian për përmbysjen e regjimit autokratik të Gadafit dhe për stabilizimin dhe rindërtimin e Libisë, Franca fiton një rol të ri në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Ajo bëhet një shtet, i cili merr tani një zë të ri në rregullimin ndërkombëtar të këtij rajoni të rëndësishëm strategjik botëror.
Nga aksioni libian Franca del me një rol të ri edhe në NATO, sepse fushata ushtarake në Libi ishte ndërhyrje e NATO-s dhe roli udhëheqës, që ndërmori Franca, ishte një rol udhëheqës në një fushatë ndërkombëtare ushtarake të Aleancës Atlantike. Ky rol i ri atlantik i saj lidhet me politikën largpamëse të presidentit francez, i cili që në vitin 2009-të e riktheu vendin në strukturat ushtarake të NATO-s, nga të cilat e kishte nxjerrë presidenti Sharl de Gol qysh në vitin 1966. Është e kuptueshme se pa këtë bashkëngjitje të Francës me Aleancën ushtarake Atlantike nuk do të mund të mendohej ky zhvillim pozitiv në dimensionin e diplomacisë dhe të politikës franceze. Politika atlantike e presidentit Sarkozi krijoi rrethanën strategjike, që Parisi të jetë një udhëheqës në aksionin e rëndësishëm ushtarak atlantik. Sepse është hera e parë, që NATO ndërhyn ushtarakisht si Aleancë në Lindjen e Mesme dhe konkretisht në një shtet arab. Është kjo politikë e re atlantike franceze, që krijoi kushtet, ku për herë të parë SHBA-së i lejuan një shteti tjetër atlantik një post udhëheqës në operacionet ushtarake ndërkombëtare të NATO-s. Ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe gazeta e madhe amerikane “Njujork Tajms” e theksonte se është hera e parë që SHBA-ja marrin një rol të dorës së dytë në një luftë të ndërmarrë nga Aleanca Atlantike.
Pas aksionit libian, Franca merr një rol të ri edhe në Bashkimin Europian. Ajo u demonstrua si një fuqi e madhe ushtarake europiane, e cila i jep një dinamikë të re vetë Bashkimit Europian në punët dhe në rregullimet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme. BE-ja vetë merr tani një forcë të re dhe një zë më të fortë në çështjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e Francës në cilësinë e një shteti udhëheqës në një ndërhyrje ushtarake atlantike krijon një qëndrim tjetër dhe hap një hapësirë të re për vetë dimensionin ushtarak te BE. Sepse dihet që Franca ka qenë protagonistja e krijimit të një kapaciteti ushtarak të BE si organizatë, kapacitet i pavarur nga NATO, qëndrim që ka pasur bazën në konceptet e vjetra goliste të ndarjes së vizionit strategjik të sigurisë të Europës nga SHBA. Harmonizimi i lartë ushtarak atlantik në aksionin libian dhe suksesi i tij manifeston efikasitetin dhe vlefshmërinë afatgjatë të mbështetjes së konceptit të sigurisë strategjike europiane në arkitekturën atlantike të sigurisë.
Franca e re, që shfaqet pas aksionit libian, e bën më të fortë BE-në në raportet e saj të bashkëpunimit dhe të partneritetit ndërkombëtar. Sikurse nënvizoi presidenti Sarkozi në fjalën e mbajtur në mbledhjen e ambasadorëve francezë me 31 gusht, “Libia është një leksion për politikën e jashtme të BE. Europianët treguan për herë të parë se ata janë të aftë të ndërhyjnë në mënyrë decizive, me aleatët e tyre, në një konflikt të hapur në prag të derës”. Me Libinë u demonstrua se pellgu i Mesdheut, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme, janë rajone botërore, të cilat nuk mund të trajtohen pa pjesëmarrjen dhe pa konsiderimin e interesave të Europës. Tani, edhe Rusia, edhe Kina, të cilat në ecjen e tyre drejt statusit të fuqisë globale po tregohen gjithnjë e më agresivë në Mesdhe dhe në Afrikën Veriore, do të detyrohen të flasin me Europën me një intonim tjetër diplomatik.
Franca rimerr tani një portret ndërkombëtar të shtetit, që në mënyrë aktive dhe vendimtare, jo vetëm parimisht mbështet, por edhe realizon veprimin shtetëror në mbrojtje të demokracisë dhe të vlerave demokratike në arenën ndërkombëtare. Ky është një ndryshim i rëndësishëm, sepse është e njohur se Parisi ka qenë prej shumë dekadash mirëkuptues dhe tolerues ndaj regjimeve autokratike, për arsye historike, ekonomike, dhe të tjera, të cilat ia kishin lidhur duart diplomacisë dhe politikës franceze aq fort, sa që p.sh., e penguan Parisin të ishte protagonist në revolucionin demokratik, që ndodhi në një ish-koloni francez si Tunizia. Me Libinë, strategjia e Francës merr një kahje të re. Siç e përkufizoi vetë zëdhënësi i MPJ-së franceze, Bernard Valero, “Ne jemi në një pikë kthese të vizionit tonë diplomatik për botën arabe, sepse për shumë, shumë vite, kemi qenë të lidhur pas nevojës së stabilitetit. Dhe tani, nëse kemi për të zgjedhur mes stabilitetit dhe demokracisë, ne përfundimisht do të zgjedhim demokracinë”.
Kjo zgjedhje e re e Francës, që u manifestua me kohezion historik në rastin e Libisë, është një faqe e re e historisë së diplomacisë dhe të shtetit francez, e cila i kthen Francës një shkëlqim, që dukej se ishte venitur shumë nga koha e revolucionit të madh francez. Nuk është vetëm ajo, që theksonte këto ditë filozofi i njohur francez Bernard Henry-Levi se “për Francën është lufta e parë e shpërthyer dhe e fituar që nga viti 1918 dhe është një fitore shumë e madhe, e pamasë”. Nuk është vetëm rivendosja e një nderi të kaluar, por është më shumë gjetja e vendit dhe e rolit të një shteti mbrojtës të idealeve dhe vlerave demokratike europiane dhe perëndimore. Kjo mbush me shpresa për veprimin e mëtejshëm demokratik francez edhe në rajone të tjera të botës, që nga Azia Qendrore e deri në Ballkan. Nuk mund të reduktohet dimensioni i ri i Francës pas Libisë si një lëvizje për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë apo për të marrë primatin në shfrytëzimin e burimeve të naftës libiane. Ajo që po ndodh është diçka më shumë.
Kjo Francë e re është një zhvillim pozitiv për Europën, për NATO-n, për demokracinë dhe për jetën ndërkombëtare.