DASH raport: Ligji dhe Kushtetuta i mbrojnë liritë fetare
TIRANE-Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e radhës për respektimin e lirive fetare në vendin tonë.
“Ligjet, Kushtetuta dhe politikat në vend mbrojnë lirinë e fesë dhe në praktike qeveria shqiptare i zbaton keto”, thuhet ne nisje te këtij raporti.
DASH konstaton gjithashtu se gjate vitit të kaluar nuk ka patur raportime për abuzime ose diskriminime shoqërore bazuar në përkatësine dhe besimin fetar.
“4 fetë më të medha në Shqipëri, ajo myslimane, ortodokse katolike dhe bektashiane gëzojnë një shkallë të madhe njohjeje”, cilëson raporti.
Raporti evidenton ligjin e ri antidiskriminues te miratuar nga kuvendi shqiptar në 4 shkurt të këtij viti, i cili trajton procesin e ankesave per diskriminim. Megjithatë këto përpjekje mbeten ende fillestare pasi institucioni përkatës thuhet në raport, vuan nga fondet e pamjaftueshme dhe mungesa e personelit.
Edhe raporti i këtij viti ndalet në procesin e kthimit të pronave për bashkësite fetare, ku sic citohet aty në praktikë duket se ka patur pak përparim.
Qeveria vazhdoi t'i shqyrtonte pretendimet për prona nga secili prej katër grupeve tradicionale fetare por shumë prej këtyre kërkesave mbeten ende të pazgjidhura.
Raporti ndalet në xhaminë e re ende të panisur për myslimanët në Tiranë, kur sic përmendet aty edhe pse në nentor të vitit tq kaluar autoritetet vendore njoftuan nisjen e projektit për xhaminë e re deri tani asnje veprim zyrtar nuk është ndërmarrë.
Ndërkohë, rapori thekson se Kisha Ortodokse vazhdon ndërtimin e një katedraleje të re në Tiranë – e planifikuar si ndër më të mëdhatë në Ballkan.
Por, kisha ortodokse mbetet ende e në pritje të ndërtimit të një kishe të re në Vlorë.
Raporti evidenton shqetësimet e kishës ortodkse dhe katolike të cilat vazhdojnë të kërkojnë ikonat dhe dorëshkrimet të cmuara fetare të konfiskuara nga ish-regjimi komunist dhe që tani janë pjese e arkivave kombëtare.
Raporti vecon disa raste sporadike kur nxënës shkollash janë ndaluar nga drejtuesit për të mbajtur veshje fetare dhe simbole fetare në ambientet shkollore.
(d.b/News24/BalkanWeb)