E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, Arvizu: Qendra e ndërmjetësimit, rrit transparencën e gjyqësorit

KORÇE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu dhe nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu morën sot pjesë në inagurimin e qendrës së ndërmjetësimit në Gjykatën e Korçës.

Ambasadori Arvizu u shpreh se hapja e kësaj qendre përmirëson punën e sistemit gjyqësor, duke rritur transparencën. Gjatë fjalës së tij, ambasadori vuri në dukje se do të trajnohen 60 ndërmjetës. Ai i kushtoi një vëmendje të veçantë domosdoshmërisë për regjistrimin dhe dokumentimin e plotë të seancave gjyqësore.

"Dokumentimi i plotë i seancave gjyqësore, i gjithçkaje që ndodh brenda një salle gjyqi, pasi kemi dy palë në një proces dhe është shumë e rëndësishme të kemi mundësi për të regjistruar gjithçka, sepse kështu sigurohet transparenca e mëtejshme ne gjykatë. Nga ajo çka është vënë re deri më sot ka të bëje me faktin se mungesa e transparencës ndodh në zyrat e gjyqtarve dhe jo në sallat e gjyqit. Megjithatë dokumentimi dhe regjistrimi i plotë i seancave do të rrisë efikasitetin dhe transparencën në gjykime”, theksoi Arvizu.

Ndërsa Kreshnik Spahiu u shpreh se SHBA është një partner i rëndësishëm për reformat në drejtësi. Duke u ndalur në fjalën e tij, për administrimin efikas të Drejtësisë e të rritjes së nivelit të shërbimit gjyqësor ai theksoi se është koha për paqen, për bashkëpunim, për pakt mirëkuptimi.

Zbatimi i këtij projekti do të bëjë të mundur dokumentimin e plotë të seancave gjyqësore në të gjitha gjykatët shqiptare, pilotimin e të tre qendrave të ndërmjetësimit, ngritjen e një programi të arsimimit vazhdues ligjor për avokatët në bashkëpunim me dhomën kombëtare të avokatisë, dhe dhënien e granteve për organizatat e shoqërisë civile, dhe të përfaqësuesve të medieve për të monitoruar veprimtarinë e gjykatave duke kontribuar kështu në përmirësimin e ndjeshëm të transparencës dhe efektshëmirsë së seancave gjyqësore në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Arvizu: Qendra e ndërmjetësimit, rrit transparencën e gjyqësorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›