E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon komunitetin shqiptar në Çikago

Kryetari i komunitetit shqiptaro - amerikan në Çikago në emër të këtij komuniteti i uroi mirëseardhjen kryeministrit  Berisha dhe shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të tij. Kryeministri Berisha i falenderoi ata për këtë pritje vëllazërorë dhe shprehu nderimin për ta dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Çikago, për punën e shkëlqyer që ata bëjnë si dhe reputacionin shumë të mirë që kanë krijuar. Kryeministri theksoi se roli i diasporës është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

"Pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, detyra më madhore e kombit është të bëhet një komb i zhvilluar, Shqipëria dhe  Kosova vende të zhvilluara. Jashtë këtij interesi shqiptarët nuk do të mund të zhvillojnë idealet e tyre" u shpreh kryeministri. Kryeministri theksoi se rritja ekonomike në Shqipëri është vendimtare si për të investuar në burime njerëzore, ashtu edhe për të zhvilluar një infrastrukturë moderne. Ai vlerësoi gjithashtu se rritja ekonomike bën të mundur të shfrytëzohen potencialet e mëdha që vendi ka si dhe tërheqjen e turistëve nga e gjithë bota.

Berisha, më pas bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra dhe të arritjeve që Shqipëria ka bërë në shumë fusha si në infrastrukturë, energji, arsim, teknologjinë e informacionit, bujqësi, shëndetësi etj. Kryetari i komunitetit shqiptaro-amerikan e falënderoi kryeministrin për këtë ekspoze dhe e përgëzuan kryeministrin për punën arritjet që Shqipëria ka bërë gjatë viteve të fundit. Ata shprehën dëshirën për të thelluar dhe intensifikuar bashkëpunimin institucional me Shqipërinë, duke theksuar faktin se në Ilinois jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë me origjine nga të gjitha trojet shqiptare.

Ata gjithashtu shprehën dëshirën për të qenë pjesë e kremtimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. Kryeministri Berisha theksoi se do të bëjë gjithçka për institucionalizimin e raporteve me këtë komunitet të rëndësishëm si dhe shprehu kënaqësinë që komuniteti i Çikagos të jetë pjesë aktive e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë. /Start/

                                                                                             2012-05-21 10:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›