Dool: Presidenti me konsensus; Wahlund: Proces transparent

Gjatë vizitës në universitetin "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit, Ambasadori den Dool bëri të ditur para mediave se "Bashkimi Evropian është mjaft i interesuar për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, pasi kjo kushtëzon anëtarësimin e vendit në BE", teksa u shpreh se ka shumë punë për t’u bërë nga politika.
“Do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej me 140 vota që në raundin e parë dhe zgjedhja e tij duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Posti i presidentit nuk është politik dhe ai përfaqëson unitetin. Zgjedhja e presidentit duhet të afrojë politikën me shqiptarët ” tha ai.
"Në Shqipëri pozicioni i presidentit, nuk është një pozicion politik. Presidenti supozohet të përfaqësoje dhe të jetë simbol bashkimi, por meqë duket diçka tjetër, është Bashkimi Evropian ai qe është i interesuar sesi do të shkojë e gjithë kjo. Pasi të gjithë e kanë thënë kështu edhe komisionieri Fyle e ka thënë se procesi që lidhet me zgjedhjen e presidentit është shumë i rëndësishëm për sa i përket mundësive të Shqipërisë për statusin e anëtarësimit. Komisioneri Fyle ka thënë se hapat e domosdoshme për tu ndërmarrë, për sa i përket reformës elektorale dhe asaj parlamentare do duhet të kenë mbaruar para se të fillojë fushata presidenciale", tha Henk Van Den Dool.
Ndërkohë, ambasadori i Suedisë në Tiranë, Lars Wahlund, deklaroi sot nga Gjirokastra se "është shumë e rëndësishme që procesi i Reformës Zgjedhore të jetë përfshirës dhe transparent dhe ky mund të jetë një rast i mirë për finalizimin me sukses të tij"."Deri në raportin final të Brukselit ka pak kohë për të bërë disa gjëra. Janë disa çështje që akoma kanë nevojë të shohin progres dhe mbi të gjitha, mund të flasim për zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtat e njeriut dhe shumë të tjera. Por unë nuk dua të shënoj ndonjërën në veçanti, sepse të 12 kriteret janë të rëndësishme për t’u plotësuar”, tha Wahlund.
Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, ambasadori suedez tha se personalisht nuk do të dëshironte të përfshihej në këtë çështje, por sipas tij, për çdo vend, e rëndësishme është që presidenti të dalë përmes një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe pas një radhë të gjatë konsultimesh mes partive politike. "Unë mendoj se nëse do të gjendet një zgjidhje e duhur, atëherë do të kemi njeriun e duhur në pozicionin e kreut të Shtetit”, përfundoi Wahlund. Ndryshe, diplomati suedez zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime. /Start/
2012-05-21 13:52