E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon kryeministrin kroat Plenković: Fokusi te zgjedhjet e 11 majit

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia, u zhvillua një takim bilateral mes kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković.

I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, si dhe ministrja e Kulturës dhe Medias, Nina Obuljen Koržinek.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 11 majit.

Kryeministri Plenković dhe delegacioni kroat shprehën mbështetjen për proceset demokratike në Shqipëri, dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon.

Palët riafirmuan angazhimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë në fushat e diplomacisë, kulturës dhe integrimit evropian, në funksion të forcimit të lidhjeve mes dy vendeve dhe përparimit të interesave të përbashkëta./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›