E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon pinjollet e patrioteve nga Kosova

Kryeministri Berisha u takua me pinjollë të familjeve të patriotëve të shquar nga Kosova, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe Haxhi Zekës. Kryeministri Berisha i vlerësoi udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare për liri, në Kosovë dhe treva të tjera, si heronj që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e kombit shqiptar, duke i paraprirë pavarësisë. Ai tha se festa e 100 vjetorit të pavarësisë, do të shndërrohet në festën e rivlerësimit dhe nderimit të madh për të gjithë ata, të cilët e bëbë të mundur këtë ditë. Nga ana e tyre, pinjollët e familjeve të patriotëve shqiptarë vlerësuan nderimin nga ana e kryeministri dhe qeverisë shqiptare ndaj kontributit historik të baballarëve të tyre. Ata e ftuan kryeministrin Berisha ne Shkup, ku në muajin tetor do të vendoset shtatorja e heroit Hasan Prishtina, si dhe do të zhvillohen një seri aktivitetesh të tjera kulturore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›