E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon trojkën e ambasadorëve: Mazhoranca, e hapur për bashkëpunim me opozitën- PS refuzoi ftesën

18-07-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha priti sot në një takim të përbashkët Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Ettore Sequi, Zëvendës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Debora Jones dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Volfarth. Kryeministri Berisha i falënderoi tre ambasadorët për ndihmën dhe kontributin që vendet dhe institucionet e tyre japin në mbështetje të Shqipërisë dhe të reformave të gjithanshme në vend. Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet  e fundit në vend, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, si dhe perspektivat për të ardhmen. Kryeministri Berisha u rikonformoi ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qene tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE, të cilat  kërkojnë konsensus të gjerë. “Në këtë kontekst, ishte edhe ftesa që iu dërgua opozitës nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z.Astrit Patozi, por pavarësisht se ajo mori përgjigje negative nga ana e opozitës, ne mbetemi të hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor”- u shpreh kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›