E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon zëvendësin e Klinton, Bërns: Inkurajoj ecjen përpara

Pasi nuk arriti të shkëpusë një takim zyrtar me Sekretaren e Shtetit, ndryshe nga shumë liderë të Europës, Berisha u mjaftua me një takim me zëvendësin e Hillari Klinton, Uilliam Bërns. Në foton e publikuar nga kryeministria mund të vëresh ftohtësinë me të cilën e pret Bërns Berishën, dhe nga ana tjetër entuziazmin e kryeministrit tonë, njësoj si në rastin e Klinton, të cilës iu hodh në qafë në një pritje, duke befasuar shumëkënd edhe me foton që publikoi në gazetat e tij. Në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit thuhet se takimi ishte i mbyllur për mediat, çka nënkupton se detajet nuk do bëhen të ditura. Kurse kryeministria jonë thotë se Bërns ka deklaruar se reformat e qeverisë janë impresionuese. Nënsekretari Bërns inkurajoi vazhdimin e reformave dhe ecjen përpara. Nënsekretari i Shtetit Bërns shprehu dëshirën për të vizituar sa më shpejt Shqipërinë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›