Ministri gjerman i Financave: Greqisë i duhen 10 vjet që të dalë nga kriza
Sipas përllogaritjeve të Volfgang Shojbel, Ministri federal i Financave, duhen dhjetë vjet që Greqia të dalë nga kriza. Duke folur për një revistë ekonomike, Shojbel tha se gjërat nuk do ndodhin brenda një viti. Ne nuk e shpëtojmë dot popullin grek nga masat rregullatore që duhen ndërmarrë. Në fund duhet të vendosë populli nëse do e mbajë këtë peshë, tha Shojbel. Ai shtoi se qeveria greke është e vendosur për të mos dalë nga zona euro. Shojbel tha se ekziston rreziku se nëse nuk shpëtohet Greqia, e gjithë zona euro do bjerë nën efektin domino.
Në fund Shojbel ka kritikuar ashpër qeverinë italiane. Ai tha se ajo duhet ta dijë se është problematike që të premtosh masa dhe të mos i zbatosh ato. Kështu humbet besimi i tregjeve financiare tek ti. Besimi është më i rëndësishmi dhe për momentin dhe burimi më i pakët, tha Shojbel.