Makina në greminë, 2 të vdekur, 1 e plagosur
KUKËS- Dy persona kanë humbur jetën në një aksident paraditen e sotme dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtrezë në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, ku makina me të cilën udhëtonin viktimat(dyshohen babai me fëmijët, djalë e vajzë) doli nga rruga e përfundoi në greminë.
Për pasojë dy pjesëtarët e familjes mbetën të vdekur në vend, dhe u plagos vajza, adoleshente. Mësohet se ata kanë qenë duke çuar pajën e nuses, pasi kryefamiljari martonte një nga djemtë. Dyshohet se shkak për aksidentin janë bërë ngricat, megjithatë policia pritet të dalë me një përfundim pas ekspertizës.