I dashuri model i Nicole

I njohur për ngasje me shpejtësi me makinat e Formulës 1, Lewis Hamilton duket se ka edhe një talent tjetër përveç pilotimit.
Për faqen Mr Porter, piloti i Mercedes ka pozuar me xhaketë dhe xhinse në pistën e Silverstonit, aty ku do të zhvillohet gara e radhës e kampionatit të F1.
Lewis Hamilton vitet e fundit është marrë edhe me muzikë, pa përmendur këtu presionin e lidhjes që ka me këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger. Por, tashmë duket se britaniku është i përqendruar vetëm në karrierën sportive.
"Kam një vit që nuk dal natën për tu argëtuar. Mendoj se tashmë më duhet vetëm përqendrim në punë", trnasmeton TCH te kete thene Hamilton. /Indeksonline/