Tuna kalon nën menaxhimin e DP Group

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, ka shënuar suksesin e rradhës me këngën e saj të re.
"Fenix", realizuar në bashkëpunim me reperin Cozman, ka arritur shikueshmëri të lartë në You Tube, pasi për 5 ditë ka arritur 1.5 milion klikime.
E njohur për shumë bashkëpunime të mëhershme me anëtarët e labelit "BabaStars", Tuna ka vendosur të kaloj nën menaxhimin e DP Group. Ajo ka zgjedhur si menaxherë Dekorim Sahitin dhe Petrit Kllokoqin, që njëherësh janë edhe menaxherë te labelit më të njohur shqiptar "BabaStars" ./Indeksonline/