E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika ne prove, camet kerkojne vota per rezolute

Politika shqiptare e dy kampeve te politikes vihet ne prove nga camet, te cilet kerkojne ne Parlament vota per miratimin e nje rezolute me plot 13 kerkesa, pjesa me e madhe veshtiresisht te realizueshme nga pala greke te ciles i adresohen. Rezoluta per zgjidhjen e ceshtjes came vjen si nje test qe PDIU (Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet) i ben mazhorances aktuale dhe opozites se majte. Ky "test" mberrin per here te dyte ne tete vjet. Edhe ne vitin 2004, forca politike qe mbron te drejtat e popullsise came, iu drejtua deputeteve te forcave politike ne parlamentin qe atehere kontrollohej nga socialistet, qe te votonin nje rezolute me 5 pika, e cila pati fund te padeshiruar per ta. Mazhoranca e Fatos Nanos, ushtroi ndikim te plote tek deputetet e majte duke rrezuar rezoluten e cila atehere mori vetem votat e opozites se djathte, sot ne pushtet. Por sot, ndoshta dhe nga sensibilizimi si kurre me pare ne keto dy dekada per bashkim kombetar te shqiptareve, PDIU duket e vendosur qe t'i shkoje deri ne fund zgjidhjes se ceshtjes came.

Rezoluta e dyte

Kjo eshte rezoluta e dyte qe camet depozitojne ne Kuvend pas asaj me 2004. Ne rezoluten e pare camet jane mjaftuar me pese pika ne te cilat ata kerkonin qe Parlamenti grek te abrogonte Ligjin e Luftes te vitit 1940, njohjen e pronesise se popullsise came, marrjen e shtetesise greke, rikthimin e cameve ne trojet e tyre dhe demshperblimin pasuror per shfrytezimin prej dekadash te pronave te cameve dhe shqiptareve te tjere.

Ndryshimet mes dy rezolutash

Ne rezoluten e re qe me poshte publikohet e plote, jane 13 kerkesa ose 8 me shume nga ajo e 8 viteve me pare. Mesa te tjerash kerkohet gjithashtu qe MPJ shqiptare te kerkoje njohjen e statusit te minoritetit etnik per camet. Po ashtu PDIU kerkon ngritjen ne Paramithi dhe Filat, te dy lapidareve, qe do te perkujtojne grate, pleqte, e femijet, viktima te pafajshme te krimeve kryera nga njesite paramilitare greke. Nga MASH kerkohet te pasqyroje ne tekstet shkollore, historine e cameve. Kurse kerkohet edhe qe te nxitet heqja nga tekstet greke te referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsise came.

Zgjidhja e ceshtjes came, rezoluta e plote

Rezoluta per zgjidhjen e ceshtjes came mban firmen e Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet dhe prezantohet bashke me Klubin e Patrioteve te Rinj dhe Shoqaten "Cameria"

Prezantuar nga deputetet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, me 10 dhjetor 2012

Kuvendi i Republikes se Shqiperise,

I orientuar perhere nga qellimet e larta te ruajtjes se paqes, stabilitetit dhe sigurise ne rajon;

Duke vleresuar marredheniet miqesore ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise;

Duke mbeshtetur dhe inkurajuar rritjen e bashkepunimit ne te gjitha fushat midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise si dy vende fqinje dhe aleate ne strukturat euroatlantike;

Duke shprehur mirenjohjen per luften e perbashket antifashiste te popullit shqiptar dhe popullit grek, e ne vecanti te shqiptareve came, themelues dhe te inkuadruar ne Ushtrine Clirimtare Greke (ELAS) dhe ne Ushtrine Antifashiste Nacional Clirimtare (UANC)

Nisur nga fakti se populli shqiptar, dhe asnje shtet sovran shqiptar nuk e ka sulmuar popullin dhe shtetin grek gjate Luftes se Dyte Boterore;

I bindur se edhe Populli Grek, Parlamenti dhe Qeveria e Republikes se Greqise vleresojne lart marredheniet e mira ekzistuese midis dy vendeve tona, dhe nevojen per permiresim te panderprere te tyre,qe nenkupton dhe zgjidhjen perfundimtare te ceshtjeve te mbetura pezull nga e kaluara e afert;

I bindur se me vullnet te mire te te dy paleve, ekzistojne hapesirat e mundshme te negocimit dhe mund te gjenden instrumentet e nevojshme per konsolidimin e mirekuptimit nepermjet drejtesise ne zgjidhjen e ceshtjes came, ne interes thelbesor te te dy vendeve e popujve tane;

Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise;

Duke marre parasysh qellimet dhe parimet e larta te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, te parimit te mosndeshkueshmerise kolektive, si dhe te akteve nderkombetare me te rendesishme ne lidhje me to;

Duke marre ne konsiderate Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut, ne vecanti neneve 1.2.6, 9, 13, dhe 15; Rezoluten 4780 te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara mbi " "Spastrimin etnik" dhe urrejtjen raciale "; Nenin 1 te Protokollit shtese nr. 1 te Konventes Evropiane per Lirite dhe te drejtat e njeriut ;

Mbeshtetur ne ligjin 7839, te dates 30.06.1994, "Per shpalljen e dates 27 qershor ne kalendarin kombetar si dita perkujtimore e genocidit te shovinisteve greke ndaj shqiptareve te Camerise", shpallur me dekretin e Presidentit nr.885, date 12.7.1994.

Nen frymen e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes Greke (ketu e me poshte Traktati i Miqesise);

Duke vleresuar se fryma e nenit 15 dhe gjithe teksti i Traktatit te Miqesise, midis dy vendeve, fryma e akteve nderkombetare te lartcituara, imponojne heqjen e pengesave per restaurimin e te drejtave te shqiptareve ne Republiken e Greqise nepermjet nje kuadri ligjor adekuat per gjithe komunitetin e cenuar dhe jo nepermjet rrugeve individuale gjyqesore,

Njeh, mbeshtet, dhe angazhohet per nevojen e restaurimit te te gjithe te drejtave te shqiptareve came, dikur nenshtetas greke, ne perputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve te legjislacionit nderkombetar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi baze te kombesise, e parimet e tjera te nderlidhura me to si dhe frymen e Traktatit te miqesise midis dy vendeve.

Kerkon rivendosjen e te drejtave themelore te shtetasve shqiptare, ish shtetas greke, qe perfshin rikthimin e pronave, njohjen e te drejtes se riatdhesimit, njohjen e te drejtes se rimarrjes se shtetesise, dhe te te drejtave te tjera te pakicave kombetare.

Kerkon shfuqizimin shprehimisht te Ligjit grek te Luftes nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbreteror ne vitin 1940 akoma ne fuqi, ne vecanti pjesen e ligjit qe mban sekuestron konservative te pasurive shqiptare,

Kerkon shtrirjen e efekteve te ligjit grek 1540/1985 "per rregullimin e refugjateve", tek te gjithe shtetasit greke te larguar si pasoje e konfliktit civil, pa diskriminim kombesine e tyre, ligj qe bie ne kundershtim me shume akte nderkombetare, per mosdiskrimimin mbi baze kombesie, race, feje, etj;

Kerkon nga qeveria e Republikes se Shqiperise, qe se bashku me Qeverine e Republikes se Greqise, te riaktivizoje Komisionet e Posacme Dypaleshe, te sanksionuara ne Traktatin e Miqesise, te shqyrtojne ceshtjen, te njohin permasat e saj, te perpunojne zgjidhjet e duhura ne kete drejtim;

Ngarkon Ministrine e Puneve te Jashtme qe te mbroje te drejtat e shqiptareve, te padebuar nga trojet e tyre amtare dhe te kerkoje njohjen e statusit te minoritetit etnik per ata;

Kerkon ngritjen ne Paramithi dhe Filat, te dy lapidareve, qe do te perkujtojne grate, pleqte, e femijet, viktima te pafajshme te krimeve kryera nga njesite paramilitare greke.

Kerkon mundesine e ngritjes apo perkujdesjes per varrezat e cameve, ish qytetareve greke, te vrare gjate genocidit grek;

Ngarkon Ministrine e Arsimit dhe te Shkences qe te pasqyroje, ne menyre te pershtatshme dhe ne proporcionalitet, historine e kesaj pjese te popullsise shqiptare ne tekstet shkollore;

Ngarkon Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe sporteve qe, ne kuader te marreveshjeve dypaleshe me ministrine homologe te Republikes se Greqise, te promovoje vlerat kulturore te tyre dhe objektet kulturore qe gjenden jashte territorit te Republikes se Shqiperise si dhe Ministrise se Arsimit dhe te shkences t'i kerkoje ministrise homologe te nxise heqjen ne tekstet greke te referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsise came;

Ngarkon Qeverine shqiptare, qe ne perputhje me kete Rezolute, t'i shprehe pales greke ne kontaktet diplomatike qendrimin e Republikes se Shqiperise ne lidhje me kete problem;

Ngarkon Ministrine e Puneve te Jashtme qe kete Rezolute t'ua beje te njohur qeverive dhe parlamenteve te shteteve anetare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve nderkombetare ku Shqiperia eshte anetare.

I rezervon vetes te drejten qe ne rast reagimi refuzues te pales greke, per ta konsideruar problemin ne driten e akteve nderkombetare mbi diskriminimin, levizjen e lire, te drejtat themelore te njeriut ne pergjithesi, ta paraqese ceshtjen ne instancat nderkombetare adekuate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›