E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha te zgjidhe ceshtjen e konviktit te gjuheve te huaja

Pas rektorëve të universiteteve publike është këshilli i profesorëve dhe ai I fakultetit të historisë dhe filologjisë ai që mbështet vendimin e senatit të Universitetit të Tiranës për kalimin e konviktit të shkollë së mesme të gjuhëve të huaja në përdorim të tij.
Për këtë çështje ata i kanë dërguar një kërkesë Kryeministrit Berisha në të cilën theksojnë se:
“Godina ekzistuese e konviktit të gjuhëve të huaja është pjesë e fondit të institucioneve arsimore publike. Gjykojmë se ndajmë me ju të njëjtin opinion bazë se tjetërsimi i aseteve infrastrukturore të arsimit publik dhe kalimi i tyre në zotërim ose përdorim të operatorëve privatë do të ishte një precedent i dëmshëm, i pakuptueshëm dhe i padrejtë në planin ekonomik, etik dhe juridik”.

Këshilli i profesorëve dhe ai i fakultetit të historisë dhe filologjisë i përbërë nga rreth 32 anëtare ndër to emra te njohur të botës akademike venë në dukje se godina ngjitur me këtë fakultet do të ishte një ndihmesë e madhe për zhvillimin cilësor të mësimit ndërkohë që theksojnë se futja e një operatori universitar privat në këtë hapësirë nuk do te ishte në përputhje me dinamikat koherente të zhvillimit aq më tepër kur sipas tyre procedurat e tenderit nuk janë aspak transparente.

“Kjo godinë ëshë ngjitur me atë të faktultetit të gjuhëve të huaja dhe të Histori – Filologjise dhe bashkë me ndërtesën e këtyre fakulteteve, krijon një ansambës infrastrukturorë të pandashëm për aktivitetin akademiik të këtyre dy fakulteteve me rëndësi të veçantë ne fushën ë shkencave albanologjike. Ndërfutja e një operatori universitar privat në këtë hapësirë urbane nuk do të ishte në përputhje me dinamikat koherente të zhvillimit të saj.

Fakultetet tona kanë mbi tetë mijë studentë për të tria ciklet e shkollimit duke pasur hapësire për studentët jo më shumë se 0.50 metër katror. Mësimi zhvillohet me turne dhe pa mjedise zyrash pune për pedagogët, bibliotekat dhe laboratorët përkatës.

Ne bëjmë me dije me shqetësim qytetar se procedurat e deritanishme nga institucionet publike në synim të këtij tenderi nuk kanë qenë aspak transparente dhe na kanë përjashtuar krejtësisht nga e drejta e informimit dhe e konkurimit”.

Për të gjitha këto arsye akademikët kanë kërkuar nga kryeministri Berisha të mirkuptojë shqetësimin e tyre dhe të ndërhyjë personalisht për zbatimin e politikave publike të drejta dhe transparente për zhvillimin e arsimit të lartë dhe të hapësirave urbane të destinuara për qëllime akademike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›