E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha tek homazhet: Banda e Dritan Dajtit do të marrë ndëshkimin më të rëndë

Pas homazheve që ka kryer në mjediset e Pallatit të Kongreseve, para trupave të katër oficerëve të policisë, të vrarë në masakrën e djeshme në plazhin e Durrësit, kryeministri Berisha ka deklaruar se kjo ishte një humbje jashtëzakonisht e rëndë dhe e dhimbshme. Pasi ka nderuar për të fundit herë trupat e pajetë të Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Saimir Duçkollarit dhe Kastriot Feskas, mes qindra njerëzve që presin në radhë për të kryer homazhet, kreu i qeverisë deklaroi se banda e drejtuar prej Dritan Dajtit, i cili kreu këtë masakër, do të marrë ndëshkimin e merituar. “Që të katër, ranë në një operacion ndaj njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe jo vetëm të saj, sepse Dritan Dajti ishte një kërcënim i madh për rendin dhe sigurinë. Por banda e tij do të marrë ndëshkimin më të lartë nga organet e drejtësisë”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë. Nga ana tjetër, ai shtoi se sakrifica dhe vullneti i këtyre policëve tregon këmbënguljen e Policisë së Shtetit për të shtypur me çdo sakrificë krimin dhe për ta bërë jetën e qytetarëve më të sigurt. “Kam bindjen se ngjarja e rëndë nuk do të cënojë aspak vendosmërinë e forcave të rendit për t’i dhënë kirmit përgjigjen me zero tolerancë sikundër më sot. Ai ia doli të këpusë jetën e tyre, por verdikti dhe ligji do veprojë ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij me vendosmërinë më të madhe”, shtoi në fund Berisha.


Homazhe kane kryer ministri i Brendshem Bujar Nishani, si edhe anetare te tjere te kabinetit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues te Partise Socialiste e Levizjes Socialiste per Integrim, perfaqesues diplomatike te akredituar ne Tirane, si dhe mijera qytetare te thjeshte, miq e te aferm te policeve te vrare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›