E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës inaguron shkollën 9-vjeçare te Bregu i Lumit

Bashkia e Tiranës ka inaguruar një shkollë te re 9-vjeçare që do të vihet në dispozicion të fëmijëve të zonës periferike në Bregun e Lumit. Shkolla është plotësisht e rikonstruktuar dhe më të gjitha standartet e nevojshme, si mjediset e nevojshme mësimore për zhvillimin e orëve të mësimit me një turn, por dhe laboratorë të gjuhëve të huaja dhe informatikës, laboratorë shkencorë, bibliotekë me një sipërfaqe prej 110 m2, dhe palestër.
Në inagurimin e kësaj shkolle ishte dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Sipas Bashkisë së Tiranës, në këtë shkollë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar asistencës mjekësore, ku do të ketë një mjek, dentist dhe një psikolog. Gjithashtu është instaluar sistemi qëndror i ngrohjes, dhe është siguruar furnizimi 24 orë me ujë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›