E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha thirrje Rames Hiq dore nga pazaret politike

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga pazaret politike, sepse politika nuk është art i pazareve dhe e ftoi atë që të mbajë një standard, jo dy.

"Po të dojë të gjithë të futen në proces dëgjimi. Parlamenti ka zhvilluar seanca dëgjimi nga më të shkëlqyerat. Dy standarte janë fyese. Ne nuk të imponojmë dy standarte. E ftoj Ramën që të përcaktohet me një standard dhe të heqë dorë nga mania e pazareve. Nuk është politika pazare, është arti i kompromiseve dhe kështu duhet të ecet” shtoi Berisha.

Ai e akuzoi kreun e opozitës se po bllokon ligjin për Gjykatën e lartë dhe me karriget bosh po shkelmon ëndrrën evropianë të fëmijëve.
“Rama ka dy javë që i nxjerr deputetët nga komisioni dhe lanë karrigen bosh dhe ankohen pse unë u them nxënësve të shkollave i ngulni sytë te ato karrige, absolutisht do ua them çdo fëmije në Shqipëri, sepse me ato karrige bosh t’i po shkelmon ëndrrën e bukur fëmirore. Çfarë po u them një gjë që nuk është, nuk është propagandë, por po them një të vërtetë të hidhur që po krijon ti në parlament”- u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›