Berisha thirrje Ramës: Ta votojmë imunitetin nën shpirtin olimpik
Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha si shpesh herë u shfaq në humor në mbledhjen e rradhës së grupit kuvendor të PD-së nga ku, i pushtuar nga shpirti olimpik pas vizitës në Londër dhe pas rekordit të ri që vendosi në not dje në Dhërmi, i bëri thirrje Zoti Rama që ta votojnë heqjen e imuniteteve së bashku më 6 Gusht.
‘Ende zoti Rama nuk mesa duket nuk do të pranojë të votojë për heqjen e imunitetit dhe kaloi nga një preteks absurd në një tjetër preteks absurd. Është Zoti Rama që ka kërkuar për rreth 7 vjet me rrallë që heqjen e imunitetit të bëhet përmes ndryshimit të Kushtetutës. Zoti Rama pas kësaj iu kundërvu projektit të përgatitur nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë veçanrisht në dy klauzola, në kontrollin e banesës…Shpirti olimpik është së bashku, i bashkimit të përpjekjeve për qëllime të mira. Ne duhet ta votojmë me datën 6, ta shndërojmë në një histori suksesi për çdo qytetar shqiptar, fitojmë të gjithë së bashku. Po bëjmë atë që ligjvënësit në dhjetra vendet të botës e kanë bërë qindra vjet më parë’,-tha Berisha duke theksuar se kjo është një kusht i fortë i ndërkombëtarëve për integrimin e vendit.
Sipas shefit të ekzekutivit maxhoranca ka plotësuar të gjitha kërkesat e PS-së për reformën e imuniteteve duke theksuar se data 6 Gusht është caktuar me ujdi të gjërë parlamentare në seancën plenare të datës 12 Korrik, ku asnjë socialist nuk kundërshtoi. Ndërkaq kryeministri tha se kanë pranuar që të mos ketë kontroll të banesës pa leje, të kufizohet dhe jo të hiqet imuniteti, të mos ketë arrestime pa lejen e parlamentit por sipas tij sërish Zoti Rama nuk do ta votojë imunitetin sepse e pengon ai që ai prej kohësh e ka cilësuar si Këshilli i Miliarderëve në selinë rozë.
‘Nuk do, thuaj o zotëri që unë smund të rpek imunitetin e miliarderëve të mi. Deklaruan se janë të gatshëm të jenë pa imunitet. Por tre prej tyre nuk u shprehën. Më i rëndësishmi, de facto nënkryetari i saj Zoti Kokëdhima.Administrimin e kryetarit e ka ky zotëri…Ky krahason Paulinin m Mitt Romney-n, as Sterkaj vetë se pranon këtë. Kaq shumë është i detyruar ndaj tyre sa që i duken si republikanë. Dhe avash e avash do të thotë se PS-ja është parti republikane, nuk e shqipton më fjalën socialiste’, akuzoi kryeminsitri.
Sakaq kryeministri shtoi se me reformën e ligjit për imunitete humbasin vetëm ata të cilët iu duhet imuniteti për të mbrojtur pasurinë dhe veprimtarinë e paligjshme.
Menjëherë pas deklaratave të kryeministrit reagoi kryesocialisti Rama i cili shkruan përmes Twitter-it se retorika që Zoti Berisha i përcjell shqiptarëve është e gënjeshtërt.
‘Saliu not ne nje det genjeshtrash e ankesa pse s’ben dot detyren per faj te opozites: “S’kam faj, nje cope kryeminister jam, s’mle opozita!” I shkreti KM, se le opozita te luftoje krimin e korrupsionin, te hape vende pune e integroje Shqiperine ne BE! Gjynah, ska faj, ska asgje ne dore. Po ama ato qe ka ne dore i ben me mire se askush KM, genjen e nuk skuqet, grabit e nuk ndalet, shan e nuk ndalon, noton e nuk plaket…’-tha Rama në Twitter.
Dorina Bilbili/IDEA/