E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtronte me banesat e të tjerëve, arrestohet 23-vjeçarja

Tiranë- Një 23-vjeçare nga qyteti i Krujës ka mashtruar së paku 16 persona në kryeqytet te cilëve u merrte parapagim 30 deri në 45 mijë lekë të reja për dhënien me qera të një banese që nuk ishte në pronësi të saj dhe më pas zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.

Përmes gazetës Çelësi e reja Suada Kasa pasi merrte me qira një hyrje kryesisht në zonën e ’21 Dhjetorit’, pranë ‘Zogut te Zi’ opo zonës së ‘Don Boskos’ njoftonte në gazetën ‘Çelësi’ se jepte me qera banesën.

Sipas prokurorisë vajza i joshte viktimat e saj duke i premtuar qera më të ulëta se banesat e tjera po në ato zona duke i marrë edhe deri në 3 muaj parapagim.

Shumica prej viktimave janë studentë të cilët kanë trokitur në portën e banesës së pretenduar që e kishin marrë me qira duke kuptuar se gjithçka janë mashtruar.

Pas denoncimeve në polici uniformat blu kanë mundur të arrestonin 23-vjeçaren e cila tha se i kishte kryer këto mashtrime pasi kishte probleme ekonomike dhe as që e mbante mend sa persona kishte gënjyer e për pasojë grabitur.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›