E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, thirrje administratës: Mos braktisni vendet e punës. Vlerëson TAP

berisha-mbledhje-qeverieTiranë- Në një mbledhje që zgjati afro 30 minuta qeveria e kryeministrit në largim, Sali Berisha u mblodh për të komunikuar mbështetjen maksimale që i jep sot si pushtet ekzekutiv e nesër si opozitë projektit të gazjellësit TAP, që u shpall dje fitues nga Azerbajxhani. Ndërkohë që Berisha bëri një thirrje të fortë drejtuar administratës duke i kërkuar të mos demobiliozhet deri në ditën që të djathtët do tja kalojnë pushtetin, Edi Ramës dhe qeverisë së majtë.

Përqafësues më njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e TAP-it, nisur nga roli i Shqipërisë në këtë proces. Shpreha mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit, konsorciumit Shah-Deniz 2 të Detit Kaspik për përzgjedhjen e TAP-it dhe ky është një zhvillim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij gazsjellësi, i cili pritet sipas tyre që në 2019-ën të sjellë gazin në Shqipëri. Shqipëria zgjidh në mënyrën më përfundimtare e të plotë problemin e energjisë e krijon një mundësi të jashtëzakonshme për tërë procesin e industrializimit të saj. Shoqëruar kjo me certifikimin e vendit, e shndërrimin e gazit në burim për gatime e ngrohjeme burimin më të levërdisshëm të energjisë që është gazi,- tha Berisha.

Berisha duke ja dedikuar minutazhin më të gjatë të mbledhjes pikërisht përzgjedhjes së TAP-it tha se ai është projekti më i madh i gazit në Evropë, në të cilin Shqipëria fiton punësim dhe ulje të kostos së energjisë në vend.

40 miliardë dollarë, tejkalon në investim çdo projekt tjetër gazsjellësish, do të krijojë në Shqipëri e më gjërë mijëra vende pune. Por qindra biznese e shërbime në të gjithë trajektoren e tij. Korridor i fuqishëm punësimi e të ardhurash për shqiptarëtMirënjohje ndaj vendeve mike, Turqisë, Greqisë dhe Italisë, me bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë dëshmuar. TAP-i përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO në fushën strategjikeProjekti do të ketë mbështetje të madhe nga qeveria dhe opozita nesër në parlament.

Kryeministri tha se administrata e tij duhet të vijojë normalisht punën: Qeveria dhe administrate duhet të funksionojë me të gjitha kapacitetet e xhiro të plotë. Çdo lloj demobilizimi është shumë i pandershëm, është i padenjë, është i papranueshëm. Administrata e këtij vendi është një pasuri e madhe kombëtare e duhet ta tregojë veten të funksionojë me kapacitet të plotë gjer në ditën që ne dorëzojmë. Është qeveria tjetër që do të përzgjedhë rrugët e mobilizimit e organizimit të administratës. Këtë mesazh që unë kam për punonjësit e administratës duke shprehur respektin më të madh duhet tja përcillni direkt në takime me ta. Qëndrojmë në projekt deri në ditën e fundit.

Duke mos e fshehur pikëllimin për humbjen e zgjedhjeve, kryeministri në largim Berisha paraqiti edhe një sërë vendimesh, mes të cilëve përzgjodhi të përcjellë direkt atë të kuotave të pranimit në universitete publike të vendit për vitin e ardhshëm akademik.

Një sërë vendimesh e projekt vendimesh. Kuotat për studentët vitin që vjen. Të pohoj se 73% e maturantëve përfitojnë vende studimi me kohë të plotë në universitetet publike, sjanë llogaritur privatet. Rritje prej 2%, zhvillimi më i lartë, numri arrin në 29 mijë studentëPërkujdesja do të jetë për studentët që vijnë nga Lugina e Preshëvës dhe ato të Malit të Zi15% e tyre do të jenë në fushën e IT-së, në mënyrë që të plotësohen sa më mirë nevojat për Shqipërinë dixhitale,-tha ai.

Reagon Tahiri në Facebook: Ndalni raprezaljen mbi administratën

Pas mbledhjes së qeverisë në ikje dhe mesazhit të zotit Berisha që administrata të mos demobilizohet ka reaguar deputeti i majtë, Saimir Tahiri në Facebook: “Ndaleni raprezaljen ndaj administrates! Mos merrni hak ndaj punonjesve qe nuk iu binden urdhrit per t’iu votuar! Nuk ka kohe per hakmarrje politike! Lerini shqipetaret te lire!
Saliu dorehiqet por nderkohe drejtorucet e tij vazhdojne raprezaljen ne administraten publike per te marre hak ndaj atyre qe perkunder nenshtrimit me buken e gojes, zgjodhen lirine. Thjesht te pandreqshem!”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›