Arvizu takon 2 fituesit: Mesazhi im, tranzicioni të bëhet butë, SHBA partner të Shqipërisë
TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA-së i akredituar në vendin tonë, Aleksandër Arvizu zhvillon takime të ndarë me dy liderët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Kreu i PS-së, Edi Rama ishte i pari qe priti ambasadorin në selinë e PS-së, rreth orës 11:00.
Pas takimit që përfundoi rreth orës 11:45 minuta, ambasadori tha se përcolli në këtë seli 2 mesazhe të fuqishme, që sipas tij ishin dhe arsyet e takimeve.
“Filluam një diskutim të mirë dhe substancial. Dy gjërat që diskutuam ishin që të kemi një tranzicion të lehtë të butë dhe e dyta, arsyeja se përse ndodhemi këtu që të ripohojmë dhe njëherë angazhimin e fortë të SHBA për Shqipërinë. Ky është mesazhi kyc, SHBA janë partner i Shqipërisë”, u shpreh shkurt Arvizu pa pranuar pyetje të tjera nga gazetarët.
Ndërkohë, pas takimit me Ramën, Arvizu pritet ti drejtohet selisë së LSI-së (rreth orës12:00) ku pritet të zhvillojë një takim me Ilir Metën.
Mendohet se pjesë e axhendës së takimeve do të jenë zhvillimet më të fundit politike.
Vizita e ambasadorit amerikan vjen pas takimit që ai pati dje me kryeministrin e vendit Sali Berisha i cili dje deklaroi se pranon verdiktin e zgjedhjeve, dhe mban gjithë përgjegjësinë e humbjes.
(e.m/d.b/BalkanWeb)