Marrëveshja Kosovë-Serbi, protestuesit e VV përleshen me policinë para Kuvendit
PRISHTINE-Tension para selisë së Kuvendit të Kosovës. Teksa sot pritet ratifikimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, qindra protestues iu përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për protesta masive. Rreth objekteve të institucioneve qeveritare dhe të Kuvendit të Kosovës në Sheshin “Ibrahim Rugova” ka një prani të madhe të forcave policore ndërsa dyert e janë blinduar nga kordoni i policisë
Policia po përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve teksa turma të demonstruesve të Vetëvendosjes vazhdojnë të gjenden nëpër pika të ndryshme duke synuar kështu bllokimin e hyrjes së deputetëve në Parlamentin e Kosovës.
Pas përleshjeve midis protestuesve e policisë, që po sigurojnë objektet e Qeverisë e të Kuvendit të Kosovës, policia ka arrestuar katër protestues. Mediat kosovare bëjnë me dije se ndër të arrestuarit është edhe sekretari i lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe anetari Xhelal Sfeçlen.
Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul se pjesëmarrja në këtë demonstratë mbron Kosovën nga ‘bosnjëzimi’ dhe është vendimtare për të shprehur kundërshtimin ndaj Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi - Daçiç.
Kuvendi i Kosovës ratifikon sot Marrëveshjen
Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës pritet të ratifikohet Marrëveshja e parë ndërkombëtare e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj. Paraprakisht ka pasur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhet quajtur ndërkombëtare dhe nëse duhet miratuar edhe Plani i zbatimit të saj, por ka dominuar mendimi që për këto çështjet mund të vendosë mbledhja plenare e Kuvendit.
Të gjitha subjektet e politike pritet të votojnë pro ratfikimit të marrëveshjes, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të kundërshtojë si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.
Në vazhdim të seancës deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për tregun dhe produktet e naftës në Kosovë. Do ta shqyrtojnë edhe, Raportin e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe Raportin e Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2012.
Deputetët ndërkaq, si rëndom në seanca të rregullta, do të ngrenë deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe do të shtrojnë pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.
(d.b/e.m/BalkanWeb)