Arvizu takon Ramën: SHBA-të, partnerët tuaj. Duam tranzicion të qetë
Tiranë- Vetëm pak orë pas mbylljes së procesit të numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar sot me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.
Një takim ky që ka zgjatur për rreth 50 minuta në selinë e Partisë Socialiste.
Në një prononcim të shkrutër për mediat, zoti ambasador Aleksandër Arvizu ka deklaruar se Ramës i ka theksuar edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të mbeten ende partner të Shqipërisë.
Dy gjërat më të rëndësishme që ne folëm, e para është që të ketë një tranzicion të butë e të rregullt. E dyta dhe kjo është arsyeja se përse ne ndodheni këtu, ëhstë të ripohojmë angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHBA-të duan të jenë një parnter të të gjithë vendtit e Shqipërisë. Dhe ky është mezazhi që SHBA-të kanë: partnerë të Shqipërisë”, përfundoi Arvizu duke mos iu përgjigjur pyetjeve të tjera të mediave.

Ndërkaq që ambasadori Arvizu është nisur për në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku do të takohet me liderin e saj, Ilir Metën në orën 12:00.
Ky është takimi i parë me liderët politik të koalicionit fitues që do të udhëheqi vendin që pas 23 qershorit. Dje menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë lëshoi një deklaratë në të cilën kërkoi që rezultati i dalë nga vota e popullit të dielën të certifikohet sa më shpejt.
Një ditë më parë, Arvizu zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin.