E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha thirrje komisionerëve: Të mbahen hapur QV deri në votimin e plotë të qytetarëve

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga mbyllja zyrtare e proçesit të votimit, Kryeministri i vendit dhe lideri i kalicionit të djathtë në daljen e parë zyrtare për mediat nga selia blu ka kërkuar nga komisionerët e të gjitha forcave politike që të mbajnë hapur qëndrat e votimit sa kohë para dyerve të qëndrave vazhdon të ketë njerëz që presin të votojnë.

Këtë shtyrje të procesit të votimit Kryeministri e lidhi me tre grupe kryesore të votuesve që mund të mos kenë patur mundësi të votojnë deri më tani për arsye të ndryshme, konkretisht të rinjtë, të moshuarit dhe emigrantët.

Falenderoj qytetarët që e e bënë procesin e votimit të pjesmarrjes më masive deri më sot. Përshëndetje shuëm të vecantë kam për komisionerët e PD dhe gjitha forcat politike, sot ata kanë qenë njerëzit e ligjit. Ligji zgjedhor anekand vendit nuk është zbatuar më me përgjegjësi dhe vendosmëri se sot. Histioria e bllokimeve të pjesshme duhet se është arkivuar. Procesi zgjedhor po shkon drejt finalizimit, por unë kam një thirrje për të gjithë komisionerët, në përputhje me ligjin të mbajnë të hapura QV për sa kohë njerëzit para tyre presin të votojnë. Është koha që tre kategori njerëzish po u drejtohen qëndrave të votimit, sëpari të rinjtë që duke pasur këtë ditë të bukur kanë pasur si aktivitete plazhin, së dyti të moshuarit që në këtë vapë kanë pritur një orar të përshtatshëm dhe së treti emigrantët që kanë pasur në axhendën e tyre vizitat tek të afërm dhe miq.Pra është në detyrimin ligjor që komisionerët e të gjitha forcave politike të mbajnë hapur qëndrat e votimit sakohe që te dera e tyre presin njerëz për të votuar tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›