Zgjedhjet, exit poll-I në Ora News: E majta fituese me 52-56%, 17-18 mandate në Tiranë
Ethet se kush do ta qeverisë Shqipërinë në 4 vitet që vijnë i kanë përfshirë të gjithë. Vetëm 5 minuta pas përfundimit të proçesit të votimit, “Ora News” dhe IPR Marketing kanë publikuar të dhënat e exit poll-it sipas të cilave koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane me 52-56%. Ndërkaq koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim pason me 39-43 %. Ndërkaq si subjekte partiake PS merr 37-41%, PD 33-37%, LSI 7-11%, PDIU 1,5- 3,5%, ndërsa PR 1,0-1,3%.
Edhe për qarkun e Tiranës koalicioni i majtë kryeson me 51-55%, që e përkthyer në mandate luhatet 17-18 mandate, e djathta me 39-43% e cila merr 13-14 mandate. Ndërkohë dy subjektet politike FRD dhe AK luftojne për marrjen e një mandati në kryeqytet. FRD me 2.0-4.0% që e konvertuar në mandate është 0-1 mandat dhe AK me 1.0-3.0 me 0-1 mandat.
Rifreskimi i të dhënave
Koalicionet kanë ruajtur të njëtin nivel, ndërkaq tek subjektet politike vihet re një rritje për PD me 0,5%, LSI 0.5%, PDIU me 0,5%.
Për qarkun e Tiranës koalicioni i djathtë ka regjistruar rritje me 2%, e përkthyer në mandate 14-15 mandate.
Ndërkaq të dhënat për exit poll-in kombëtar dhe ate rajonal do të rifreskohen çdo gjysëm ore.
Ndërkaq të dhënat për exit poll-in kombëtar do të rifreskohen çdo gjysëm ore.



