E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, thirrje kreut të PS: Rama, përfito nga dialogu Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha i beri dje thirrje kundershtarit te tij, Edi Rama, qe te perfitoje sa eshte ne kohe nga ofertat e mazhorances per dialog dhe hetim ne perputhje me ligjin. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri i tha ne distance kreut socialist, se eshte ne interesin e tij me te mire, te heqe "syzet" e se shkuares me te cilat lexon mesazhet e miqve dhe institucioneve nderkombetare. "Me mire, perfito nga dialogu, nga vullneti i kesaj qeverie, e cila per te shpetuar faqen tende, ka vendosur jashte cdo lloj tagri, te marre pjese ne komisionin hetimor parlamentar pa asnje detyrim ligjor, ka vendosur per te njejtin motiv te te jape shumicen, por jo ligjore se kete nuk e lejon ligji, por shumicen ne votim, duke bere nje truk, te te jape njekohesisht edhe kryetarin dhe kete e ka bere me qellimin me te mire, per te te vleresuar si opozite, te te jape te drejten ekskluzive", beri apel Berisha. Sipas tij, nuk ka ndodhur kurre qe nje mazhorance t'i thote opozites qe te hartoje te gjitha amendamentet per zgjedhjet e reja dhe mazhoranca t'i votoje ato pa kushte, vetem pasi te merret nje opinion nga Komisioni i Venecias apo ODIHR. Berisha u shpreh se te gjitha keto, mazhoranca i ben sepse nuk ka ne konceptin e saj kundershtarin-armik, por ka ne konceptin e saj kundershtarin-kundershtar, me te cilin perballesh, por edhe merresh vesh, me te cilin ke kundershti, por ben edhe kompromis, per nevoja dhe interes te vendit. "Dua te siguroj qytetaret shqiptare se procesi i heqjes se vizave eshte nje proces i pandalshem dhe se ne, ne kete proces dhe ne cdo proces tjeter, nuk kerkojme asgje tjeter vec asaj qe meritojme. Ky eshte qendrimi yne me serioz, me i vendosur", theksoi kryeministri. Duke vijuar kritikat ndaj Rames dhe politikes se tij, Berisha tha se ishte kryesocialisti ai qe deformoi qendrimin e nderkombetareve per situaten politike. Kryeministri sqaroi edhe nje here pikerisht kur mbushen dy jave nga takimi ne Strasburg me Ramen, se ne kete darke nuk eshte kerkuar dhe nuk kerkohet asgje qe bie ndesh me Kushtetuten, me ligjet dhe vendimet e gjykatave te ketij vendi. Institucionet evropiane jane ne sintoni te plote ne qendrimet e tyre. "Hiqi nga koka ultimatumet. Nuk mund te ekzistojne ultimatume, sepse Evropa eshte per shtetin ligjor. Ate kerkon ajo nga une, nga ti, nga cdo qytetar. Ndaj, duke mbetur absolutisht i hapur per dialog dhe kjo jo per shkaqe personale, por per parime te medha, per obligimin qe nje qeveri ka per te respektuar opoziten, per obligimin qe nje demokrat ka per te respektuar kundershtarin, te cilin nuk e vendos kurre ne kuadratin e armikut, mos dil t'u thuash qytetareve gjera qe nuk jane, sepse eshte shume e thjeshte te faktohet e kunderta", perfundoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›