E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti, një qendër sociale për fëmijë me aftësi të kufizuara

Nen kujdesin e ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Dritan Prifti, u hap dje e para qender sherbimesh per femijet me aftesi te kufizuara ne qytetin e Fierit.
Per te inaguruar ngritjen e kesaj qendre, ne bashkepunim me organizaten DEA "Dyert e se Ardhmes", ministri z. Dritan Prifti ishte dje ne Fier. Pas inagurimit te ngritjes se kesaj qendre, ministri z. Dritan Prifti eshte takuar nga afer me drejtuesit e qendres dhe femijet qe do te prese ajo. Duke folur per mediat, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes theksoi faktin se, ngritja e qendres se sherbimeve per femijet me aftesi te kufizuara ka per qellimin zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe nxitjen profesionale te kesaj shtrese te popullsise ne qytetin e Fierit.
"Ishte nje projekt, i cili m'u servir nga organizata DEA dhe jam treguar i gatshem te ndihmoj me te gjitha kapacitetet e mundshme. Fakti qe ne Fier jane rreth 900 femije me probleme dhe aftesi te kufizuara me beri te mendoj qe ne duhet t'i japim mundesi kesaj qendre te celet. Te ndihmojme si fillim rreth 30-40 prej tyre. Eshte nje ide dhe mision shume i mire, nje fillim i mbare. Kisha mundesi financiare dhe i dhashe, edhe nje kontribut personal, kesaj iniciative per te mare keto ambjente dhe nje staf te kualifikuar. Meqe sot ishte 1 qershori, ne menduam te shkeputeshim nga punet ne ministri per te bere inaugurimin e qenders", u shpreh ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.
Ministri z. Dritan Prifti ka kerkuar edhe ndihmen e biznesit vendas qe, se bashku me institucionet lokale, te jape kontribut per zhvillimin e metejshem te qendres se sherbimit per personat me aftesi te kufizura.
"Kemi kerkuar edhe bashkepunim me biznese dhe institucione, megjithese une e nisa dhe do t'i shkoj deri ne fund kesaj iniciative. Eshte shume e rendesishme, nese ke mundesi sot, t'u japesh ndihme atyre qe e kane te domosdoshme. Po nuk dhe dicka, nuk mund te marresh asgje, prandaj cdokush qe mund te zgjas doren tek keto shtresa eshte individ i bekuar nga Zoti. Ndihmojini personat me aftesi te kufizuara dhe ne nevoje qe neser te keni mundesi me cfare te krenoheni!", tha z. Prifti, duke premtuar mbeshtetjen e tij te vazhdueshme.
Si faze te pare te ketij projekti ne Qendren DEA do te ofrohen sherbime vetem per femije te moshave 3-12 vjec, me prespektive qe ne te ardhmen projekti te perfshije te gjitha grupmoshat e kesaj kategorie personash. Ajo cka parashikohet ne kete qender eshte arsimimi i femijeve ne kushte te permiresuara ; permiresimi i fushes profesionale dhe drejtimi ne kurse me te kualifikuara per nxitjen e punesimit; integrimi ne jeten artistike, kulturore sportive dhe argetimi i personave handikap; rritja e autonomise dhe permiresimi i kushteve sociale ne familje dhe shoqeri; sensibilizimi i opinionit publik dhe zbutja e paragjykimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›