E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Fratini: Shqiptaret levizin te lire brenda vitit

Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini, tha dje se brenda ketij viti shqiptaret do te levizin te lire, pa viza drejt zones Shengen. Ne nje interviste ekskluzive dhene Televizionit "Klan", ne prag te nisjes se takimit BE-Ballkani Perendimor, kreu i diplomacise italiane theksoi se mbi te gjitha, Evropa po riafirmon prirjen evropiane te te gjitha vendeve te Ballkanit. "Se dyti, eshte percaktimi i nje afati kohor per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Presim qe kjo te ndodhe perpara dimrit. Une besoj se eshte e nevojshme. Shqiperia eshte tashme gati, edhe Bosnja. Te dyja vendet duhet te perfitojne heqjen e regjimit te vizave", u shpreh Fratini. I pyetur se ka nje mbeshtetje te gjere politike ne radhet e ministrave te Jashtem te bllokut per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, ai tha se "ka nje mbeshtetje politike, pas rekomandimit te Komisionit Evropian, situata eshte premtuese". I pyetur nese ceshtja e vizave eshte nje ceshtje teknike, ministri i Jashtem i Italise siguroi se "pas permbushjes se te gjitha kushteve, ceshtja e vizave eshte nje ceshtje teknike". "Nuk eshte, nuk duhet te jete nje parakusht politik", nenvizoi kreu i diplomacise italiane. Vendet e Bashkimit Evropian jane shprehur gjithashtu te gatshme, qe te pershpejtojne hapat e integrimit evropian, te te gjitha vendeve te Ballkanit. Fratini theksoi se "pas heqjes se vizave, mbetet ratifikimi i te gjitha Marreveshjeve te Asociim-Stabilizimit dhe perpunimi i te gjitha aplikimeve per anetaresim nga ana e Keshillit te Evropes dhe Komisionit Evropian". Perspektiva evropiane e Ballkanit Perendimor, u theksua nga te gjithe pjesemarresit e ketij takimi ne perfundim, te te cilit presidenca spanjolle do te nxjerre konkluzionet e saj. Ministrat e ketyre te fundit perfshire edhe zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem Meta, jane zotuar se do te permbushin me vendosmeri kushtet e vendosura nga Brukseli, per te cuar perpara rrugen tashme te pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian. Me e rendesishmja eshte se Samiti i Sarajeves perben nje shkalle tjeter, qe Shqiperia ngjit drejt Evropes. Mbeshtetja politike e Brukselit eshte e forte dhe endrra evropiane e vendit eshte tashme nje realitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›