E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 35-vjeçari merr hak pas daljes nga burgu për vrasjen e babait

ELBASAN – Një 45-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e një lokali pranë zyrave të gjendjes civile , fare pranë kryqëzimit të teatrit “SKAMPA” dhe bulevardit “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që nga të shtënat është plagosur dhe një kalimtare.

Viktima është identifikuar si Hiqmet Pasha, 45-vjec. Ai është qëlluar me qëlluar me qetësi nga autori i cili pasi e ka pikasur e ka shënjestruar me qetësi ndërsa isha ishte ulur në tavolinë i vetëm për të konsumuar një birrë. Ai ka mbetur i vdekur në vend pasi drejt tij rezultoi se ishte qëlluar shtatë here me pistoletë. Viktima sipas policisë pak kohë më pare ishte liruar nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për një vrasje të kryer në këtë qytet.

Ndërkohë që shtetasja e plagosur aksidentalisht gjatë këtij atentati sipas policisë së Elbasanit është Lindita Çalladej. Ajo nga hetimi paraprak rezulton se ka qenë kalimtare e rastit në momentin ngjarjes dhe aksidentalisht e kishte marrë një plumb në krah. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit,ku i është dhënë ndihma e shpejtë mjekësore. Ndërkohë mjekët e kirurgjikut të Elbasanit konfirmuan se e plagosura është plotësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia menjëherë pas ngjarjes hodhi dyshimet se atentati lidhej me pistën e hakmarrjes nga familja e personit që kishte vrarë Hyqmet Pisha rreth 13 vite më pare .Për këtë krim ai ishte dënuar me 10 vite heqje lirie dhe ishte liruar tri vite më pare duke përfituar nga një amnisti. Ndërkaq policia ka identifikuar si autor të dyshuar të këtij krimi shtetasin Festim Korra 35-vjeç , djali personit të vrarë nga Hyqmet Pisha i ekzekutuar këtë të enjte ndërsa po pinte në verandën e një lokali pranë Kalasë së Elbasanit. 

Autori i dyshuar i këtij krimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një autoveturë tip benz me targa angleze KJ 53 LUD. Menjëherë pas krimit ai ka mundur të largohet me shpejtësi që andej me automjtetin e tij ndërsa policia është mobilizuar për kapjen sa më të shpejtë të tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›