E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama nuk i kërkon falje Romnit

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka refuzuar t`i kërkojë falje kandidatit presidentical të Partisë Republikane, Mit Romni.

Mbrëmë, presidenti Obama tha shkurt “ne nuk do të kërkojmë falje”.

Romni ka këmbëngulur se Obama duhet t`i kërkojë falje, duke thënë se sulmet personale kundër tij janë “nën dinjitetin e presidencës”.

Romni ishte nën kritika të shpeshta nga demokratët e Obamës për kohën sa ishte në kompaninë Bain Capital, duke thënë se Romni i pasur është i interesuar vetëm për t`i ndihmuar milionerët.

Aleatët e Mit Romnit thonë se sulmet janë përpjekje për ta shmangur vëmendjen e votuesve nga fakti se Barak Obama ka dështuar të ristartoj ekonominë amerikane.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në muajin nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›