Ministri i Mbrojtjes, Imami raporton të mërkurën në Komisionin e Sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do të jetë mesditën e së mërkurës në dispozicion të anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Anëtarët demokratë të Komisionit formuluan kërkesën për një seancë dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes, i cili do të raportojë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mbi reformat e ndryshme në Forcat e Armatosura, procesin e emërimeve/shkarkimeve dhe gradave, planin e përhapjes të FA, si dhe do t’i përgjigjet akuzave të Partisë Socialiste për tregti armësh dhe për “abuzime” me strukturat e sigurisë kombëtare. Ndonëse përmes një njoftimi për shtyp Kuvendi bëri të ditur se “procedurat për kontrollin parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për Komision hetimor Parlamentar”, në lidhje me veprimtarinë e ministrisë së Mbrojtjes.