E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të heqim imunitetin

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në konferencën e mbajtur në ambientet e kryesisë së Kuvendit lidhur me etikën dhe kodet parlamentare u ndal në çështjen e heqjes së imunitetit, ku ftoi që si opozita dhe mazhoranca të votojnë pro heqjes së tij.
“Ne do fitojmë betejën e imunitetit, sepse një Shqipëri pa imunitet është një Shqipëri më e drejtë me evropiane.

Si kryetare e Kuvendit nxis dhe uroj që në javën e parë të gushtit të kemi një votim të ndryshimeve kushtetuese për imunitetin. Jam e kënaqur që në kalendar përveç heqjes së imuniteteve, vijnë edhe ndryshimet në ligjin për konfliktin e interesit dhe për deklarimin e pasurisë”, tha Topalli
Kryeparlamentarja u shpreh se rregullorja e Kuvendit ka hapësirë të veçantë për etikën. Ajo theksoi se mirëpret çdo ide për manualin e kodit të etikës, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE.
 

Sipas saj janë detyrat e Kuvendit për miratimin e këtyre nismave ndaj theksoi se kjo është koha për të reaguar ndaj kompleksitetit të një kohe globale duke qenë më transparentë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›